Artisti me origjinë ruse që jeton në Ukrainë bën thirrje për paqe nga Ankaraja

“Shpresojmë që këto sulme të përfundojnë menjëherë dhe të mos zgjasin shumë. Duam që këto lëvizje agresive të përfundojnë menjëherë”, tha Melnykov.

Aleksandr Melnykov, babai i të cilit është rus dhe nëna e tij ukrainase, në Panairin e Artit Bashkëkohor ArtAnkara, ku ai erdhi pas një udhëtimi të vështirë 7-ditorë nga Kievi në Ankara, bëri thirrje që sulmet kundër Ukrainës të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

I lindur në Rusi, Melnykov studioi artin në Ukrainë dhe vazhdon punimet e tij për art në punëtorinë e tij në Kiev. Pas intensifikimit të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës ai u fsheh në një strehimore me gruan e tij.

Melnykov, i cili qëndroi në strehimore për rreth një javë, mori ftesë nga miqtë e tij në Turqi për të marrë pjesë në Panairin e Artit Bashkëkohor ArtAnkara dhe për të vazhduar punën e tij të sigurt gjatë luftës në Turqi. Melnykov, i cili u nis për në kufi me gruan, djalin, nusen dhe nipin, ai i mori edhe 3 macet e tij së bashku me familjen e tij.

Atij iu desh të linte nipin dhe nusen e tij në Lviv pasi djali i tyre nuk mund të dilte nga kufiri për shkak të moshës. Melnykov mbërriti në Ankara me gruan dhe 3 macet pas një udhëtimi 7-ditorë ku edhe mori pjesë në Panairin e Artit Bashkëkohor ArtAnkara.

Melnykov, pikturat e të cilit u ekspozuan në stendën e Fondacionit Pema e Shkencës, vendosi flamurin ukrainas përpara veprave të tij.

“Është shumë e vështirë të përshkruash atë që kemi përjetuar”

Artisti me origjinë ruse, Melnykov, është anëtar i Unionit Kombëtar të Artistëve të Ukrainës ndërsa veprat e tij janë ekspozuar në shumë galeri të famshme të artit. Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Melnykov tha se ata u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe se është shumë e vështirë për të përshkruar atë që kanë përjetuar.

Duke thënë se e kishte të vështirë të besonte se çfarë po ndodhte në vendin e tij, Melnykov tha: “Kur filluan sulmet, ne ishim në zyrën time të artit në Kiev më 24 shkurt. Menduam se vendi aty do të ishte më i sigurt”.

Ai thotë se ata shkuan në strehimore pasi u rrit intensiviteti i sulmeve dhe se erdhën në Ankara me ftesë të miqve të tyre turq. “Rruga zgjati pak. Situata aktuale është e qartë. Prandaj, në vendin tonë ka kontroll në çdo hap. Na vonuan në kufi gati një ditë. Radha më e gjatë është për të shkuar në Rumani. Jemi shumë të lumtur që erdhëm këtu dhe pamë këtë organizim madhështor. U takuam me miqtë tanë të vjetër, artistët, piktorët”, tha Melnykov.

“Ne duam që ajo të përfundojë menjëherë”

Duke shprehur dhimbjen për situatën në vendin e tij dhe duke bërë thirrje për paqe, Melnykov tha: “Shpresojmë që këto sulme të përfundojnë menjëherë dhe të mos zgjasin shumë. Duam që këto lëvizje agresive të përfundojnë menjëherë”.

Melnykov tha se aktivitetet e tij artistike do të vazhdojë edhe për një kohë në Ankara.

Sipas tij, Panairi i Artit Bashkëkohor ArtAnkara është një organizim shumë i madh. “Dëshiroj të falënderoj ArtAnkara për bashkimin e njerëzve përmes artit. Ka shumë vizitorë, ata janë kureshtar dhe interesohen për stilin tim. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij organizimi”, theksoi Melnykov.

Kategoritë
BotaLajme