Artistja Sahraa Karimi falënderon Turqinë, e ndihmoi të largohej nga Afganistani

Regjisorja afgane, Sahraa Karimi, falënderoi Turqinë në lidhje me ndihmën e ofruar për t’u larguar nga Kabuli, kryeqytet i vendit të saj.

Përmes një postimi nga llogaria e saj në rrjetin social “Twitter” me shënimin “Unë jam gjallë dhe e sigurt”, Sahraa Karimi shkroi se qeveria turke (Ambasada e Turqisë), Akademia Sllovake e Filmit dhe Televizionit, qeveria ukrainase dhe Ambasada e Sllovakisë në Iran e ndihmuan atë të dilte nga Kabuli.

Ajo bëri me dije se 11 persona të tjerë u “shpëtuan” së bashku me të.

Videoja që Karimi xhiroi dhe shpërndau në mediat sociale kur Talebani hyri në kryeqytetin Kabul të Afganistanit, bëri jehonë të madhe anembanë botës.

Talibani hyri në kryeqytetin Kabul të Afganistanit një ditë më parë, pasi kishte marrë kontrollin e shumë prej provincave të vendit për muaj të me radhë.

Kategoritë
BotaLajme