As në rundin e dytë kandidatët nuk marrin vota të mjaftueshme për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e cila po vazhdon akoma, kanë votuar për të përzgjedhur dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Në rundin e dytë të votimit morën pjesë 97 deputetë, ku dy nga votat ishin të vlefshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Albert Vediu mblodhi 60 vota, Bardh Vokshi me 52 vota dhe Ertur Maloku 32 vota.

Asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për tu bërë anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe konkursi duhet të përsëritet.

Kategoritë
LajmeVendi