Takimi, i cili do të ndiqet nga ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, do të diskutojë sulmet brutale të Izraelit në Gaza.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot me agjendën palestineze.
Takimi, i cili do të ndiqet nga ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, do të diskutojë sulmet brutale të Izraelit në Gaza dhe dëbimin me dhunë të palestinezëve nga shtëpitë e tyre nga kolonët hebrenj në Jerusalemin Lindor.
Pothuajse 200 anëtarë të Kombeve të Bashkuara pritet t’i dërgojnë një mesazh të fortë Izraelit në këtë takim.
Pas aplikimit të Nigerisë dhe Algjerisë, Presidenti i 75-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Volkan Bozkir njoftoi se do të thërret në takim Asamblenë e Përgjithshme.
Dihet se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB), rezolutat e të cilit janë detyrues, ka mbetur joefektiv për shkak të vetove të pesë anëtarëve të përhershëm.
Deri më tani janë mbajtur 4 takime në Këshill, 1 ka qenë i hapur, ndërsa 3 takime të tjera janë mbajtur prapa dyerve të mbyllura, por asnjë takim nuk dha rezultate.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) bllokuan tekstet ku shpreheshin shqetësimet në lidhje me vendbanimet e paligjshme hebraike dhe sulmet izraelite.