Asnjë shenjë e të mbijetuarve 5 ditë pas rrëzimit të avionit në Kinë

“Përpjekjet e shpëtimit janë ende në vazhdim, megjithëse asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani”, tha Zhu Tao, kreu i zyrës së sigurisë së aviacionit të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës.

Pas pesë ditësh operacione intensive kërkimi, nuk është gjetur asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit kinez me 132 persona në bord.

“Përpjekjet e shpëtimit janë ende në vazhdim, megjithëse asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani”, tha Zhu Tao, kreu i zyrës së sigurisë së aviacionit të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës.

Avioni Boeing 737-800 me 123 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, po fluturonte të hënën nga Kunming në Guangzhou, Kinë kur u rrëzua në një zonë malore pranë qytetit lindor të Wuzhou.

“Për momentin, puna e kërkim-shpëtimit është ende puna më e rëndësishme dhe ekipi i kërkimit po shikon pamjet e kamerave dhe po flet me të gjithë dëshmitarët, duke u përpjekur të gjejë të dhëna të mëtejshme”, tha zyrtari, sipas lajmeve shtetërore të CGTN.

Rrëzimi i avionit shkaktoi një zjarr në pyll, i cili u shua shpejt, por terreni i ashpër dhe reshjet e shkaktuara vështirësuan kërkimin.

Liu Xiaodong, zëdhënës i “China Eastern Airlines” tha: “Komunikimi ishte normal derisa fluturimi u zhduk dhe anëtarët e ekuipazhit nuk dërguan asnjë kod emergjence”.

Zyrtarët kinezë kanë mobilizuar mbi 7.000 njerëz, 200 automjete, pesë helikopterë dhe pajisje të tjera për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, shtoi Zhu.

Kategoritë
BotaLajme