Asnjë vdekje në 24 orë nga Covid-19 në Shqipëri, 21 pacientë në spitale

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi në Shqipëri. Numri i rasteve të reja raportohet të jetë vetëm 12, ndërsa 19 persona janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,916 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./A2

Kategoritë
LajmeRajoni