Athina e kërkon në Izrael zgjidhjen ndaj epërsisë së Turqisë në drone

Siç shkruan gazeta greke “Ta Nea” Greqia po e kërkon në Izrael zgjidhjen kundër epërsisë së Turqisë Turqisë në mjetet ajrore pa pilot (dronë-UAV).

Gazeta greke “Ta Nea” ka shkruar se Athina po shqyrton idenë e blerjes së dy sistemeve të ndryshme mbrojtëse nga Izraeli kundër raketave dhe dronëve ndaj epërsisë së Turqisë në dronë (UAV).

Sipas lajmit, ku thuhet se një nga sistemet në fjalë është Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “Kupola e Hekurt” (Iron Dome) dhe tjetri “Kupola e Dronëve” (Drone Dome), ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panayotopulos është informuar për këto sisteme gjatë vizitës së tij në Izrael.

Sistemi “Drone Dome” mund të ndërpresë komunikimin e dronëve të padëshiruar me stacionet, me të cilat ata janë të lidhur, kurse sistemi “Iron Dome” mund të sigurojë mbrojtje si ndaj dronëve, ashtu edhe ndaj raketave.

Kategoritë
BotaLajme