Athinë, trafik i paralizuar në kryeqytetin grek nga stuhia e dëborës

Reshjet e mëdha të dëborës në Atikë kanë nxjerrë pothujase jashtë loje sot funksionimin e transportit publik në Athinë, përfshirë sistemin e metrosë.

Linja 1, e quajtur ndryshe vija e gjelbër nga Pireu në Kifisia, e metrosë së Athinës është e mbyllur.

Trenat në Linjën 3, e quajtur vija blu, po shkojnë vetëm deri në stacionin e Dukisis Plakentias, raporton ATSh.

Ndërkohë, pasagjerët që shkojnë në aeroportin ndërkombëtar të Athinës duhet të transferohen në këtë stacion për të përfunduar udhëtimin e tyre.

Autobusët dhe trolejbusët po funksionojnë vetëm në periferinë jugore të Athinës.
Makinat janë ndaluar të dalin në rrugë si një masë paraprake sigurie për shkak të kushteve të pranisë së akullit në rrugë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet