Australia nuk do të pranojë turistë deri në vitin 2022

Turistët mund të hyjnë nga Australia pas vitit 2021 pasi përparësi u është dhënë emigrantëve të kualifikuar dhe studentëve ndërkombëtarë.

Kryeministri australian Scott Morrison në një deklaratë për mediat foli për përparësitë që u ofrohen atyre që do të hyjnë në vend përmes kufijve ndërkombëtarë, të cilët mbahen të mbyllur që nga marsi 2020 dhe do të rihapen në nëntor të këtij viti sipas vendimit të marrë në kuadër të masave të reja kundër pandemisë Covid-19.

Prioritet do t’u jepet shtetasve australianë jashtë vendit sapo të hapen kufijtë. Ata që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCovid do të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre për 7 ditë. Nëse keni marrë jashtë shtetit dy doza vaksinash dhe jeni qytetarë australianë dhe qëndroni në Australi ose jeni pjesëtar i familjes rezidente në Australi, do të keni mundësi të udhëtoni drejt vendit në përputhje me masat e reja”, përmblodhi Kryeministri, i cili nuk i përfshiu turistët e huaj në dy pozicionet e para të listës së përparësive për ata që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend, dhe tha se kjo kategori do të pranohet duke filluar nga viti 2022.

Prioriteti tjetërpërveç emigrantëve të kualifikuar, që kanë marrë 2 doza vaksinash dhe që janë shumë të rëndësishëm për vendin tonë, janë studentët që kanë ardhur në Australi për studime të larta dhe janë rikthyer. Unë besoj se ne do të pranojmë turistë ndërkombëtarë vitin e ardhshëm”,- sqaroi ai.

Morrison njoftoi se kufijtë, të cilët u mbyllën në vitin 2020 me përhapjen e pandemisë Covid-19 në vend për ata që nuk kanë shtetësi australiane ose me leje qëndrimi të përhershme, mund të rihapen në nëntor sapo shkalla e vaksinimit të dyfishtë në Australi të arrijë në 80%.

Kategoritë
BotaLajme