Austria ka shpallur një plan për vaksinimin e detyrueshëm, dënimet për ata që refuzojnë

Austria ka prezantuar vaksinimin e detyrueshëm nga 1 shkurti. Në selinë e qeverisë është prezantuar sot projektligji për vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index 

Të gjithë qytetarët mbi 14 vjeç duhet të vaksinohen, me përjashtim të disa kategorive. Bëhet fjalë për gratë shtatzëna, personat që kanë janë infketuar me variantin Omicron në gjashtë muajt e fundit dhe personat me probleme shëndetësore që nuk duhet të vaksinohen. Duhet ta vërtetojnë me certifikatë.

Nënat, adoleshentët dhe të shëruarit kanë kohë deri në fund të muajit pas lindjes së fëmijës, ditëlindjen e 14-të ose 180 ditë pas shërimit për ta marrë dozën e parë të vaksinës.

Ligjvënësi parashikon që tre doza të vaksinës janë të detyrueshme. Detyrimi për marrjen e dozës së parë fillon më 1 shkurt. Vaksinimi i dytë duhet bërë jo më herët se 14 dhe jo më vonë se 42 ditë pas vaksinimit të parë, dhe vaksinimi i tretë duhet të bëhet jo më herët se 120 dhe jo më vonë se 270 ditë pas dozës së dytë.

Të gjithë ata mbi 14 vjeç që banojnë në Austri, të cilët nuk janë vaksinuar deri më tani, do ta marrin një letër nga ministri më 15 shkurt dhe më pas çdo tre muaj. Në letrën do t’u bëhet thirrje që t’i plotësojnë detyrimet e prapambetura deri në afatin e ardhshëm të vaksinimit.

Ata që refuzojnë të vaksinohen mund të paguajnë gjobë deri në 2400 euro në vit

Afati i parë i vaksinimit pas të cilit fillojnë dënimet është 15 marsi.

Gjoba për ata që nuk do të vaksinohen, pavarësisht detyrimit, në procedurë të shkurtuar është deri në 600 euro. Ata që nuk paguajnë një gjobë deri në 600 euro rrezikojnë të njëjtin gjobë çdo tre muaj, kështu që mund t’u rritet dënimi deri në 2400 euro në një vit.

Kategoritë
BotaLajme