Plani ishte që policia të fillonte të kontrollonte statusin e vaksinimit të qytetarëve në mes të marsit, për shembull gjatë ndalesave të trafikut.
Qeveria e Austrisë njoftoi sot se ka pezulluar urdhrin për vaksinim kundër COVID-19 për shumicën e të rriturve, duke argumentuar se nuk ka nevojë për zbatimin e saj për momentin vetëm një javë përpara se të fillonte zbatimi i tij.
Ligji për personat e moshës 18-vjeç e lart u miratua në fillim të shkurtit.
Plani ishte që policia të fillonte të kontrollonte statusin e vaksinimit të qytetarëve në mes të marsit, për shembull gjatë ndalesave të trafikut.
Megjithatë, qeveria sot njoftoi se ka pezulluar ligjin të paktën tani për tani pas raportit nga komisioni i ekspertëve shëndetësorë dhe ligjorë. Ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch tha se komisioni do të dorëzojë një raport tjetër brenda tre muajve dhe qeveria do të shqyrtojë situatën më pas.
“Tani është koha që të përdorim fleksibilitetin e këtij ligji, i cili lejon pezullimin e ligjit”, tha Karoline Edtstadtler, ministrja përgjegjëse për çështjet kushtetuese.
Austria ishte vendi i parë në Evropë që vazhdoi drejt një mandati universal të vaksinimit. Vetëm Gjermania fqinje po konsideronte të bënte një diçka të ngjashme. Disa vende në Evropë kanë futur mandate të kufizuara, për grupmoshat specifike ose profesionale.