Austria reagon për situatën në veri: Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë

Sulmet e djeshme mbi institucionet në Zveçan e Zubin Potok, kanë nxitur reagimet e shumta.

Lidhur me këtë së fundmi ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme e Austrisë.

Përmes një reagimi në Twitter, MPJ e Austrisë ka theksuar se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë.

“Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyrë e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

Lidhur me situatën në veri, sot ka reaguar edhe shteti gjerman, i cili ka kërkuar nga të dyja palët të takohen sa më parë në Bruksel dhe të mundohen të gjejnë një zgjidhje.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi