Automobili turk TOGG testohet në pistën e Stambollit

Siç theksohet, makina arrin shpejtësinë 100 kilometra në orë për 4,8 sekonda, e cila është koha e arritur me katër pasagjerë në automjet, duke përfshirë shoferin.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga kompania TOGG, e cila ka projektuar automobilin e parë vendas të Turqisë, shihen detaje të reja në lidhje me procesin e prodhimit dhe montimit të makinës turke, si dhe testimi i mjetit në pistën “Istanbul Park”, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

“Ne kemi dërguar prototipet tona funksionale në qendrat e akredituara të testimit të sigurisë, termike dhe dinamike të performancës”, thuhet në përshkrimin e ndarë së bashku me videon.

Videoja, e cila tërhoqi shumë vëmendje menjëherë pas njoftimit në rrjetet sociale, tregon inxhinierët e TOGG-ut duke përgatitur mjetin për ngasje dhe duke e testuar në pistën “Istanbul Park”.

Siç theksohet, makina arrin shpejtësinë 100 kilometra në orë për 4,8 sekonda, e cila është koha e arritur me katër pasagjerë në automjet, duke përfshirë shoferin.

Kategoritë
BotaLajme