Autoportreti i Frida Kahlo-s shitet për 34.9 milionë dollarë

Autoportreti i piktores meksikane, Frida Kahlo u shit për 34.9 milionë dollarë në një ankand në New York.

Autoportreti i piktores meksikane, Frida Kahlo u shit për 34.9 milionë dollarë në një ankand në New York.

Sipas lajmit të BBC, thuhet se ky ishte çmimi më i lartë i paguar për një vepër arti nga Amerika Latine.

Rekordi i mëparshëm i përkiste punës së burrit të Fridës, Diego Rivera, me të cilin ajo kishte një lidhje prej shumë vitesh, e cila u shit për 9.76 milionë dollarë në vitin 2018.

Më tej theksohet se piktura e Kahlo-s “Diego y Yo” (Diego dhe unë), e shitur në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s, është një nga autoportretet e fundit të piktores.

Autoportreti thuhet se është blerë nga Eduardo F. Costantini, pronar i një muzeu në Argjentinë.

E njëjta pikturë u shit për 1.4 milionë dollarë në një ankand në vitin 1990.

Në vepër është pikturuar Diego Rivera në ballin e Frida Kahlo-s e përlotur.

Kategoritë
Të ndryshme