Qyteti i Romës dhe administrata e rajonit të Lazios kanë ndaluar shkuarjen në piknik në parqe dhe në zona të gjelbra ku enden derrat pranë, ndërsa koshat e plehrave në vendbanimet e afërta janë rrethuar me gardh.
Zyrtarët italianë po ndërmarrin hapa për të parandaluar përhapjen e murtajës afrikane të derrave pasi sëmundja u zbulua në derrat e egër në veri të Romës.
Qyteti i Romës dhe administrata e rajonit të Lazios kanë ndaluar shkuarjen në piknik në parqe dhe në zona të gjelbra ku enden derrat pranë, ndërsa koshat e plehrave në vendbanimet e afërta janë rrethuar me gardh.
Autoritetet po ashtu vendosën rrjeta në disa zona për të parandaluar hyrjen e derrave të egër në qytet.
Vendasve po ashtu u është kërkuar të kontaktojnë autoritetet nëse hasin ndonjë derr të ngordhur ose të sëmurë.
Zyrtarët kanë filluar me hartimin e koshave të plehrave në Romën veriperëndimore, ku derrat e egër janë të pranishëm, me qëllim për t’i shpallur ato rajone “zona të kuqe”.
Në një panel diskutimi në Universitetin e Pizës, 264 kilometra në veriperëndim të Romës, nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Andrea Costa, tha se murtaja e derrave nuk përbën kërcënim publik.
Por ai theksoi urgjencën e problemit, duke përmendur nevojën për “masa të jashtëzakonshme” për shkak të numrit të lartë të derrave të egër në Itali.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Fermerëve të Italisë (Coldiretti), rreth 23 mijë derra të egër vlerësohet se jetojnë rreth kryeqytetit.