AUV ndalon importin e shpezëve të gjalla nga zona e prekur me gripin e shpezëve në Shqipëri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim për të ndaluar importin e shpezëve të gjalla nga Shqipëria.

Vendimi është marrë pasi është paraqitur rasti i parë i gripit të pulave në Durrës.

Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”, bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë.

“Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

AUV shton se kontrolli veterinar kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi