Aventura e frikshme e sportistit, mbetet i bllokuar nën akullin e trashë të liqenit të ngrirë

Boris Oravec nga Sllovakia është një sportist profesionist në hokej, “ice cross” dhe crossfit, të cilit i pëlqen të testojë kufijtë e tij dhe të ndajë aventurat me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Boris Oravec nga Sllovakia është një atlet profesionist në hokej dhe crossfit, të cilit i pëlqen të testojë kufijtë e tij dhe të ndajë aventurat me mijëra ndjekësit e tij në mediat sociale. Llogaria e 31-vjeçarit në Instagram zbulon dashurinë e tij për sportin, pasi poston vazhdimisht video duke u stërvitur në palestër, duke notuar dhe duke bërë “magjitë” e tij në akull.

Megjithatë, ka raste kur edhe një sportist profesionist me përvojë haset me vështirësi kur tenton diçka të re apo të vështirë. Një incident i tillë ndodhi rreth një muaj më parë, kur Oravec u përpoq të notonte një distancë në një liqen të akullt në zonën Vysoké Tatry. Plani i atletit të ri ishte të zhytej në ujërat e akullta nga një vrimë në akull dhe të dilte nga një tjetër, disa metra larg.

Kategoritë
Sport