Avionët luftarakë izraelitë sulme në Rripin e Gazës

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, njoftoi se avionët luftarakë dhe helikopterët kanë kryer sulme ndaj një pike që prodhonte raketa dhe ndaj një pozicioni ushtarak që i përket Hamasit.

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme në disa pika në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, nuk janë dhënë ende informacione nëse ka pasur humbje jete ose të plagosur në sulmet që janë kryer në pjesën veriore dhe qendrore të Gazës nën bllokadë.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee, në një deklaratë me shkrim nga llogaria e medias sociale, njoftoi se avionët luftarakë dhe helikopterët kanë kryer sulme ndaj një pike që prodhonte raketa dhe ndaj një pozicioni ushtarak që i përket Hamasit.

Adraee shtoi se sulmi është kundërpërgjigje ndaj raketës së lëshuar mbrëmë nga Gaza drejt Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi se një raketë e lëshuar mbrëmë nga Gaza kishte rënë në një zonë të hapur në Izrael.

Asnjë grup në Gaza nuk ka marrë përsipër autorësinë e veprimit.

Kategoritë
BotaLajme