Avioni më i madh i ngarkesave në botë erdhi në Turqi për herë të parë

Avioni u ul në Aeroportin e Stambollit në orën 12.00 me orën lokale pas një fluturimi 6 orë e 15 minuta nga qyteti Almati i Kazakistanit.

Aeroplani më i madh i ngarkesave në botë “Mriya” erdhi në Turqi për herë të parë për t’u furnizuar me karburant

Avioni u ul në Aeroportin e Stambollit në orën 12.00 me orën lokale pas një fluturimi 6 orë e 15 minuta nga qyteti Almati i Kazakistanit.

Pasi furnizimi avioni u ngrit përsëri për të shkuar në Linz të Austrisë. Avioni me emrin “Mriya”, i tipit “An-225” konsiderohet si avioni më i madh në kategorinë e tij.

Avioni përdoret për transportin e ndihmave humanitare në rastet e fatkeqësive natyrore.

Aeroplani ka një kapacitet maksimal ngarkese prej 250 tonësh; ky lloj avioni mund të arrijë një shpejtësi deri në 850 orë në orë dhe mund të ngjitet në një lartësi prej 12 mijë metrash.

Avioni është 84 metra i gjatë, 18,1 metra i lartë dhe me një ngarkesë rreth 200 tonë mund të bëjnë një distancë prej 4 mijë kilometrash.

Kategoritë
BotaLajme