Avokati i Haradinaj: Kërkojmë që OSBE të monitorojë drejtësinë e procesit

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka thënë se janë të shqetësuar lidhur me faktin se çështja e klientit të tij po vazhdohet pas dyerve të mbyllura.

Cadman mes tjerash deklaroi se janë të shqetësuar për drejtësinë e procesit teksa kërkoi që ndonjë organizatë ndërkombëtare të monitorojë procesin, njofton Klankosova.tv.

“Ne jemi të shqetësuar lidhur me faktin që çështja po vazhdohet pas dyerve të mbyllura. Ne jemi të shqetësuar për drejtësinë e procesit dhe do të kërkojmë që OSBE ose ndonjë organizatë tjetër në këtë pozitë të kryej një monitorim të pavarur të procedurave pasi jemi të shqetësuar rreth kësaj”.

Prokurori kundërshtoi mbrojtjen e Haradinajt ku tha se nuk e di se nga doli kjo se të gjitha procedurat po mbahen me dyer të mbyllura pasi ka shumë gjëra të cilat do të zhvillohen publikisht dhe presim me kënaqësi që ta bëjmë këtë.

Kategoritë
LajmeVendi