Avokatja e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares: Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim njërit prej dy të dyshuarve të përfshirë në rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.

Arbër Sejdiu, nuk e ka kundërshtuar masën e caktuar nga Gjykata.

Avokatja e tij Arbnora Shefkiu, tha Klankosova.tv se klienti i saj ka pranuar që të bashkëpunojë me organet e rendit që të zbardhet rasti.

“Pasi jam konsultuar me të dyshuarin me të njëjtin jemi pajtuar që mos ta kundërshtojmë kërkesën për caktimin e paraburgimit, me qëllim që e njëjta të shërbej në zbardhjen më të shpejt dhe më të mirë të gjithë ngjarjes se si ka ndodhur vrasja e tani të ndjerës M.O. Po ashtu i pandehuri ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunoj me gjitha organet në zbardhjen e rastit”.

Shefkiu tha se klienti i saj është ndjerë jashtëzakonisht keq për rastin.

“Klienti im ka shprehur keqardhje për rastin. Ai gjatë shqyrtimit të rastit ka qarë”.

Ajo theksoi se sipas deklarimeve të klientit të saj ai nuk ka marrë asnjë veprim.

Por, avokatja tha se kjo mbetet të shihet nga organet e drejtësisë.

Kategoritë
LajmeVendi