Axhë e nip dyshohet se kanë sulmuar Policinë në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona, të cilët dyëshohet të kënë penguar dhe kanosur dy policë.

Ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 17:40, pranë stacionit të autobusëve, raporton Indeksonline.

Të dyshuarit, sipas Policisë, janë axhë e nip.

“Rreth ores 17:40 ne rrugen “Adem Kashari” pikerisht para kafiteris Ylli, dy polic te stacionit policor Pejë, jane penguar ne kryerjen e detyres zyrtare dhe jane kanosur nga dy te dyshuarit I.B dhe B.B. (axhë e nip)Te njejtit jane arrestuar nga policia” ka deklaruar Policia.

Kategoritë
LajmeVendi