Aykut Kocaman, trajner i ri në Medipol Başakşehir

Başakşehir njoftoi prezantimin zyrtar të trajnerit të ri dhe detajet e marrëveshjes për të hënën.

Eksperti turk i futbollit Aykut Kocaman është emëruar për shef të ri të stafit teknik të skuadrës Medipol Başakşehir, kampionit aktual të Turqisë.

“Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin Aykut Kocaman”, njoftoi klubi i Stambollit në një deklaratë.

Başakşehir njoftoi prezantimin zyrtar të trajnerit të ri dhe detajet e marrëveshjes për të hënën.

Klubi njoftoi të premten ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-trajnerin Okan Buruk.

Buruk drejtoi Başakşehir-in që nga sezoni 2019-20, duke e udhëhequr klubin e Stambollit drejt titullit të parë të kampionit ndonjëherë në Superligë në vitin 2020, por Başakşehir pas 20 xhirove të luajtura këtë sezon ndodhet në pozitën e 15 me 20 pikë më pak nga kryesuesi i tabelës Beşiktaş.

Kategoritë
Sport