Hasanov theksoi se mbështetja morale dhe politike e Turqisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e arritur në Luftën e Dytë të Karabakut.
Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, gjenerali Zakir Hasanov, ka njoftuar se programi i Akademisë së Lartë Ushtarake të Azerbajxhanit është harmonizuar me programin që mësohet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Hasanov vizitoi dhe u takua me studentët dhe stafin arsimor në Akademinë e Lartë Ushtarake të Azerbajxhanit, i cili mban emrin e presidentit të ndjerë, Heydar Aliyev.
Në një fjalim të mbajtur këtu, Hasanov theksoi se mbështetja morale dhe politike e Turqisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e arritur në Luftën e Dytë të Karabakut.
Duke folur për reformat e kryera në ushtri, Hasanov, theksoi se, “Programi i Akademisë së Lartë Ushtarake është harmonizuar me programin që mësohet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe ky është një nga hapat e rëndësishme që janë ndërmarrë për të përgatitur oficerë profesionistë në ushtrinë e Azerbajxhanit”.