Azerbajxhani reagon ndaj Presidentit Biden për ngjarjet e vitit 1915: Është për të ardhur keq…

Azerbajxhani reagoi ndaj komenteve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit publikoi një komunikatë me shkrim mbi deklaratën e kreut të Shtëpisë së Bardhë për Ditën Përkujtimore Armene.

“Është për të ardhur keq që deklarata e Presidentit amerikan, Joe Biden, në Ditën Përkujtimore Armene, shtrembëroi edhe një tjetër herë faktet historike për ngjarjet e vitit 1915.

Përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e ndodhura një shekull më parë dhe për të politizuar të ashtuquajturin «gjenocid armen» janë të papranueshme.

Deklarata e presidentit amerikan nuk është në përputhje me negociatat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.

Ngjarjet e vitit 1915 duhet të trajtohen nga historianët, jo nga politikanët. Përpjekjet për të falsifikuar historinë dhe përdorimi i saj për presion politik janë të papranueshme”, thuhet në njoftimin e MPJ azerbajxhanase.

Kategoritë
BotaLajme