Babai i Dua Lipës takohet me Albin Kurtin: Një takim nga i cili nuk doja të largohesha

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore dhe njëherësh organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, është takuar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dukagjini përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale, në të cilën e falënderoi Kurtin për pritjen e bërë.

“Takimi nga i cili nuk doja të largohesha. Faleminderit Kryeministër Albin Kurti, për mbështetjen tuaj dhe pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e imazhit në të cilën shihet përkrah Kurtit.

Kategoritë
LajmeVendi