Babai nga Deçani para nisjes për Gjermani viziton varret e dy djemve që ia mbyti treni

Në tetor të këtij viti bëhen një vjet nga vdekja tragjike e dy vëllezërve, Hasan e Blerian Arifaj nga fshati Ratish i Deçanit.

E babai i tyre, Arif Arifaj pas qëndrimit disa javë në Kosova, sot ka lënë një mesazh te varrezat e tyre.

Ai me lot në sy ka përshëndetur fëmijët e tij dhe është kthyer në Gjermani. “Ne ikëm ne mërgim e ju djemtë e mi qëndroni ne atdhe”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Hasan e Blerian Arifaj humbën jetën tragjikisht me 13 tetor 2020 pasi u goditën nga treni në një stacion hekurudhor në Gjermani.

Kategoritë
LajmeVendi