Bahtiri: Mos bini pre e provokimeve dashakeqe serbe

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre, siç u shpreh ai, e provokimeve të strukturave dashakeqe serbe që veprojnë në Mitrovicën e Veriut, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar protestë për sot.

Bahtiri ka thënë se qytetarët duhet të punojnë natë e ditë për krijimin e paqes dhe stabilitetit në Mitrovicë.

Sipas tij, jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi