Baku – Stërvitje e përbashkët e komandove turke dhe azerbajxhanase

Objektivat e armikut imagjinar u shkatërruan në një stërvitje të përbashkët të organizuar në Baku nga Forcat Speciale të Marinës së Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi përmes një deklarate me shkrim se komandot që morën pjesë në stërvitje, kryen detyrat e neutralizimit të grupeve terroriste dhe sabotuese të armikut imagjinar dhe shkatërrimin e bazave të tyre të përkohshme.

Në deklaratë u raportua se objektivat e armikut imagjinar u shkatërruan dhe misionet u përmbushën me sukses në këtë stërvitje, në të cilën morën pjesë edhe motoskafët e forcave detare turke dhe azerbajxhanase.

Stërvitja do të vazhdojë deri më 12 shtator.

Kategoritë
Lajme