Balenciaga nxjerr në treg atletet e shkatërruara, shiten për plot 1850 dollarë

Kompania e njohur Balenciaga ka nxjerrë në treg për shitje 100 palë atlete të cilat janë pothuajse të shkatërruara totalisht.

Këto atlete që duken të konsumuara, po shiten online në Evropë, me Shtetet e Bashkuara dhe dyqanet e Lindjes së Mesme si dhe në Japoni.

Sipas markës, këto atlete janë një dizajn klasik i ripërpunuar që interpreton atletizmin e mesit të shekullit dhe veshjet rastësore të përjetshme në të zezë, të bardhë ose të kuqe, me një taban të bardhë gome dhe majë të dëmtuar dhe skaje të ashpra, duke paraqitur një pamje të konsumuar.

Ndërkohë i habitshëm është edhe çmimi që kanë këto atlete që shkojnë deri në 1850 dollarë.

Kategoritë
BotaLajme