Balje përshëndet nismën për lirinë e lëvizjes me Bosnjën e Hercegovinën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka përshëndetur miratimin e nismës nga Qeveria për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Deputetja Balje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “liria e lëvizjes do të sjellë lehtësim në kalimin kufitar, progres, shkëmbimin e lehtë të ideve si dhe zhvillimin ekonomik.

Postimi i plotë i deputetes Balje:

“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marr vendimin (unanimisht) për lëvizjen e lirë me Bosnjen e Hercegovinën me letërnjoftime biometrike.

Gjatë mandatit të kaluar kemi nisur iniciativën me aktivitete konkrete nga ana e shtetit tonë dhe me kërkesa identike të dërguara zyrtarëve shtetëror të Bosnjë e Hercegovinës.

Është për admirim se si pikëpamjet dhe idetë tona progresive po fuzionohen në vendime të Qeverisë së shtetit tonë.

Lehtësim lirisë së lëvizjes do të sjellë thjeshtësimin e kalimit kufitar, progres, shkëmbimin e lehtë të ideve si dhe zhvillimin ekonomik.

Angazhimi i im mëtejmë do të jetë zbatimi i këtij vendimi qeveritar”, ka shkruar Balje.

Kategoritë
LajmeVendi