Balotazhi, kënd e votoi Memli Krasniqi në Prishtinë

Memli Krasniqi, kryetar i PDK’së thotë se s’ka pasur marrëveshje me LDK’në për Prishtinën e Prizrenin. Komentet Krasniqi i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Nuk kemi bërë marrëveshje për Prishtinë dhe Prizren me LDK’në”, tha Krasniqi.

Por a do të jetë PDK pjesë e ekzekutivit në kryeqytet.

“Kjo është çështje që i takon degës së Prishtinës dhe Uran Ismailit si kryetar i degës dhe as që është diskutuar një gjë e tillë deri tash. Më merr mendja që kjo i takon para së gjithash fitueseve të zgjedhjeve qysh na takon ne në Prizren me biseduar me palët potenciale edhe pse ne në Prizren kemi një koalicion formal me AAK’në Nismën e AKR’në”, tha Krasniqi.

Në balotazh në Prishtinë gara ishte në mes të Arben Vitisë së VV’së dhe Përparim Ramës se LDK’së.

Po për cilin votoi i pari i PDK’së?

“Vota është e fshehtë, nuk mundem me tregu”, tha Krasniqi.

“’Për rundin e dytë e pata përgjigjen’, tha Krasniqi duke qeshur.

Kategoritë
LajmeVendi