Banka Qëndrore: Çdo zviceran ka afro gjysmë milioni franga pasuri

Nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) kanë thënë se çdo zviceran ka afro gjysmë milioni franga pasuri

Mesatarisht, çdo qytetar ka pasuri që arrin në mbi 460,000 franga, duke i bërë kështu banorët zviceranë ndër më të pasurit në botë.

Në raportin e Bankës Qendrore thuhet se pasuritë individuale janë dyfishuar në 20 vjetët e fundit, pabarazitë në shpërndarjen e pasurisë janë rritur gjithashtu.

Shtimi i pasurisë neto të ekonomive familjare të Zvicrës ka qenë madje 7.4 më i madh se në vitin paraprak. Kjo rritje e madhe është shënuar si rezultat i shtimit të vlerës së frangut.

Kjo valutë, që nga kriza financiare evropiane ka fituar statusin e “valutës për ikje”, në raport me euron. Në këtë mënyrë vlera e saj është rritur për 37% në krahasim me monedhën evropiane

Kategoritë
BotaLajme