Bankat në Kosovë thyejnë rekordin, 90.1 milionë € fitime neto për 9 muaj

Viele Euro Geldscheine

Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitime marramendëse përgjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, përkatësisht 90.1 milionë euro fitime të pastra.Si duket ky do të jetë viti kur bankat komerciale do të arrijnë fitimet më të larta përgjatë dy dekadave të fundit.Derisa shumë biznese janë duke i vuajtur pasojat e pandemisë, e kundërta po ndodhë me sektorin financiar, ku hyjnë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.

Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimet e pastra të bankave komerciale janë rritur për 32.9 milionë euro sivjet, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Pasi që këto institucione gjatë periudhës janar-shtator 2021 kanë raportuar 90.1 milionë euro fitime neto, derisa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishin raportuar fitime prej 57.2 milionë euro, raporton Front Online.

Me rritje të jashtëzakonshme të fitimeve në periudhën janar-shtator 2021 është karakterizuar edhe sektori i institucioneve mikrofinanciare. Ky sektor sivjet ka arritur fitime të pastra prej 10.5 milionë euro, derisa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishte raportuar humbje prej 2.7 milionë euro.Edhe kompanitë e sigurimeve kanë rritur fitimet e pastra sivjet. Gjatë periudhës janar-shtator 2021 kanë raportuar fitime të pastra prej 5.9 milionë euro, derisa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishin 1 milion euro fitime më pak.

Kategoritë
LajmeVendi