Banorët e Donbasit të Ukrainës përshkruajnë situatën mes sulmeve ruse “të tmerrshme”

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës njoftoi se “pushtimi” i Rusisë ka filluar me sulme me raketa në kryeqytetin Kiev.

Banorët në rajonin Donbas të Ukrainës kanë përshkruar situatën mes sulmeve ruse “të tmerrshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkaddy, një banor i qytetit Kramatorsk, tha se shpreson që situata të përmirësohet së shpejti.

Pavarësisht se dëgjoi shpërthime periodike, ai tha se do të shkojë në punë.

Mëngjesin e sotëm, njerëzit u panë në radhë në makinat ATM për të tërhequr para.

Qiejt e qytetit jehonin nga tingujt e avionëve luftarakë.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, duke u bërë thirrje atyre që të mos bëjnë panik.

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës njoftoi se “pushtimi” i Rusisë ka filluar me sulme me raketa në kryeqytetin Kiev.

Herët në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendjen ushtarake në vend.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në rajonin Donbas pas disa javësh të grumbullimit të trupave në kufijtë e Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme