Barcelona do të lejojë largimin e De Jong, ia cakton edhe çmimin holandezit

Frenkie De Jong mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, teksa Manchester United besohet se ka shprehur interesim serioz për mesfushorin.

Trajneri i ri i skuadrës angleze, Erik ten Hag, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm, thuhet se e dëshiron transferimin e De Jong pasi e pëlqen lojën e tij dhe beson se do të ishte përforcimi i duhur.

Ten Hag dhe De Jong kanë punuar së bashku vite më parë te Ajaxi, transmeton

“El Chiringuito” ka raportuar se Barcelona do ta lejojë largimin e mesfushorit holandez dhe se për të kërkon së paku 70 milionë euro.

Katalunasit thuhet se nuk e shohin 24-vjeçarin si te paprekshëm në formacionin bazë.

De Jong me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Kategoritë
LajmeSport