Barcelona kalon ferrin në Stamboll dhe kualifikohet

Nuk pati surpriza në ndeshjet e dyta të Europa League. Në kërkim të çerekfinales, Barcelona luajti në ferrin e Stambollit në një stadium të mbushur të Galatasarayt ku edhe aty dominoi si ndaj Napolit me rezultatin 2-1. Ishin të parët vendasit që gjetën golin me Marcao me kokë në 28’ por shpresat ua shuajti Pedri me një perlë në 37’.

Sapo nisi pjesa e dytë, ishte Aubameyang që shënoi duke vulosur fitoren 2-1 dhe kualifikimin e Barcelonës në çerekfinale.

Në ndeshjet e tjera, Atalanta e Berat Gjimshitit avancoi në çerekfinale pasi arriti të fitonte 1-0 edhe në ndeshjen e dytë në fushën e Bayer Leverkusen ndërkohë që kishte fituar të parën 3-2. Mbrojtësi kuqezi nuk ishte titullar por u fut në pjesën e parë pas dëmtimit të Toloit. Paraqitja e tij ishte shumë e mirë dhe falë Gjimshitit dhe Demiral, zikaltërit e mbajtën portën të paprekur duke siguruar çerekfinalen.

Glasgow Rangers nuk pati probleme pasi kishte fituar 3-0 ndeshjen e parë me Crvena Zvezdan dhe sot në Beograd u mund 2-1 por gjithsesi ky rezultat siguron për skocezët në vend në çerekfinale. Monaco ishte eliminimi i papritur në këto ndeshje, ku humbja e parë 2-0 në Portugali me Bragën ndikoi shumë dhe sot vetëm një barazim 1-1 nuk ishte i mjaftueshëm

Kategoritë
Sport