“Bashkëpunimi i ngushtë Turqi-Shqipëri nuk është i kufizuar vetëm në fushën e shëndetësisë”

Delegacioni turk i kryesuar nga Selami Kılıç, zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, është takuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ku mori pjesë edhe ambasadori Murat Ahmet Yörük

Një delegacion nga Ministria turke e Shëndetësisë ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ku është takuar edhe me zyrtarë të lartë të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni turk i kryesuar nga Dr. Selami Kılıç, shef i marrëdhënieve me jashtë pranë ministrisë, është takuar fillimisht me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, në ambientet e ministrisë, ku pjesë e takimit ishte edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Kategoritë
BotaLajmeRajoni