Bashkëshortja e Astrit Ademajt prek me fjalët: Djalin nuk arrite ta përcjellësh në klasë të parë

Bashkëshortja e Astrit Ademajt, kandidati i PDK-së, që u vra mbrëmë në Pejë ka prekur me fjalët, teksa i ka dhënë lamtumirën e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se me Astritin ka kaluar 17 vite martesë, ndërkaq ka thënë se besimi i tij i jep forcë t’i rrisë fëmijët.

“17 vite i kaluam së bashku me të mira e më vështirësi, por çdo gjë ishte e lehtë kur kishim afër njëri tjetrin, tejkaluam shumëçka bashkë, po sot më le përgjithmonë Astrit, mu Aelen e Buronin që nuk arrite ta përcjellësh në klasën e parë. Besimi yt që kishe ndaj meje më bën më të fortë që të vazhdoj ti rris fëmijët tanë ashtu qysh ti deshe. Lamtumirë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës kanë mbetur të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i po kësaj partie, Blerand Kadrijaj.

Kategoritë
LajmeVendi