Bashkia e Vlorës zotohet se do t’i ofrojë siguri turistëve, qyteti do të monitorohet nga kamerat

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha se janë duke punuar që të sigurojnë monitorimin e plotë të qytetit me kamera në mënyrë që turistët të ndjehen të sigurt

Kryetari Leli në një konferencë për medie gjatë inaugurimit të një hoteli në Vlorë tha se janë në realizim të një projekti që ka të bëjë me ndryshimin e zonës së plazhit të vjetër.

Përveç që do të ketë ndryshime në zonën e plazhit të vjetër Bashkia e Vlorës është duke punuar që Porti i Vlorës të shndërrohet në marinë turistike, tha Leli.

“Sot kemi një strukturë hoteliere dhe një shpresë për të gjithë ata që investojnë në sektorin e turizmit. Në këtë vend për shqiptarët është shtëpia e të gjithëve dhe vërtet Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve për të kaluar pushime. Ne kemi bërë një projekt të ri që do të ndryshojë tërësisht zonën e plazhit të vjetër. Porti i Vlorës do të shndërrohet në një port marinë turistike sepse porti i mallrave do të zhvendoset. Unë jam i bindur që do të ketë sukses në këtë verë dhe në sezonin që do të fillojë sot. Ne jemi duke punuar për monitorimin me kamera për territorin e Bashkisë së Vlorës për të pësuar në monitorim të gjitha pjesët.

Ndërsa sa i përket situatës me pandeminë Leli tha se ka përmirësim të gjendjes, e krejt kjo nga vaksinimi i popullatës.

“…duke pasur monitorim t’i ofrojmë rehati atyre që zgjedhon pushim, unë them që ka përmirësim. Jemi në një situatë të përmirësuar shumë, jemi duke shpresuar që të hapen kufijtë me Greqinë dhe të kemi të hapura rrugët e komunikimit me vendet e BE-së”.

Ndërsa, Skender Thaçi, nënkryetar i Odës Hoteliereve dhe Turizmit të Kosovës, po shpreson që edhe qytetarët e Shqipërisë të frekuentojnë vendet malore në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Presim që edhe Shqipëria të na kthejë atë që ne po e bëjmë, edhe ne kemi vende të bukura kemi bjeshkën dhe ne këtu duhet të punojmë bashkë që t’i promovojmë vlerat tona”.

Anita Cemo nga “Kraal Hotel” tha se hoteli ka hapur dyert për të gjithë turistët pa dallime.

“Përveç komoditetit e strukturës filozofia jonë është që hoteli jonë është i hapur për të gjithë”.

Azem Bujupi nga “Trip to Albania”, tha se është obligim moral e institucional të bëhet promovimi malor dhe detar

“Neve jemi ata që e kemi obligim moral e profesional që të bëjmë promovimin e turizmit malor dhe atij detar”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet