Bashkimi Ushtarak i Serbisë i reagon Vucicit: Gati 10 mijë profesionistë të trajnuar u larguan nga ushtria, nuk na duhen armët pa ta

Bashkimi Ushtarak i Serbisë paralajmëroi se “për shkak të kushteve të këqija”, “afër 10,000 profesionistë të trajnuar” u larguan nga Ushtria Serbe në pesë vitet e fundit dhe se gjendja e funksionimit të ushtrisë, kur bëhet fjalë për burimet njerëzore, është larg asaj që zyrtarët ushtarakë i paraqesin udhëheqjes së shtetit, transmeton Gazeta Metro.

Në një deklaratë të enjten në takimin e presidentit serb Aleksandar Vucic me Ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Milan Mojsilovic, Unioni Ushtarak tha se ata mirëpresin çdo modernizim dhe pajisje të ushtrisë, por shtoi se ata do të ishin “më të lumtur” nëse Vucic do të deklaronte se invesitmi në burimet njerëzore të Forcave të Armatosura, do të jetë një përparësi në vitet që vijnë.

“Vite më parë, ne apeluam për nevojën e ndryshimit të qëndrimit të shtetit si punëdhënës ndaj anëtarëve profesionistë të Ushtrisë Serbe, por në vend që të diskutojmë për përmirësimin e situatës me përfaqësuesit e ushtarëve serbë, ata ngacmohen dhe etiketohen si armiq të shteti, i cili është absurd “, thuhej në deklaratë, shkruan Danas.

Është vlerësuar se “burimi njerëzor” i Forcave të Armatosura në vitet e mëparshme ishte “shkatërruar plotësisht dhe demoralizuar” dhe se sot është “në një gjendje të tillë që rrezikon seriozisht operacionin e Ushtrisë Serbe dhe rolin e saj themelor kushtetues”.

“Duhet të jetë e qartë për publikun serb, dhe veçanërisht për udhëheqjen e shtetit, se aeroplanët, tanket dhe të gjitha pajisjet e tjera të luftës nuk janë të dobishme pa njerëz,” tha Bashkimi Ushtarak, duke i kërkuar presidentit serb që t’i përgjigjet thirrjes së tyre për bisedime.

Të enjten, Presidenti Aleksandar Vucic vlerësoi se “të gjithë po armatosen në mënyrë dramatike” në mjedis, prandaj shteti, siç njoftoi ai, do të sigurojë mjete shtesë optoelektronike për Ushtrinë Serbe, veçanërisht për kushtet e luftimit të natës, si dhe mjetet moderne për Forcën Ajrore dhe mbrojtjen ajrore dhe njësitë e këmbësorisë.

Kategoritë
LajmeRajoni