Basketbollisti serb Stevan Jelovac vdes në moshën 32-vjeçare

“Luftëtari ynë, vëllai ynë Stevan u bë një engjëll. Ai fluturoi në qiell”, tha klubi i tij AEK në një deklaratë.

Klubi i basketbollit AEK Athinë ka konfirmuar se lojtari i tyre serb, Stevan Jelovac, ka ndërruar jetë pasi pësoi goditje në tru në moshën 32-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Luftëtari ynë, vëllai ynë Stevan u bë një engjëll. Ai fluturoi në qiell”, tha AEK në një deklaratë të dielën.

Para se t’i bashkohej AEK-ut, Jelovac bëri paraqitje për Vizura dhe Crvena Zvezda të Serbisë, Antalya BB dhe Gaziantep të Turqisë, si dhe për klubin japonez San-en NeoPhoenix.

Lojtari serb kishte një mesatare prej 12,6 pikësh, 4,4 kërcimesh, 1,3 asistime, 1,3 bllokime dhe 0,7 vjedhje për AEK-un.

Presidenti i Federatës së Basketbollit të Turqisë Hidayet Turkoğlu shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Jelovacit në Twitter, duke thënë: “Pusho në paqe, Stevan Jelovac. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit e tij”.​​​​​​​

Kategoritë
Sport