BE: Aleanca me Ukrainën do të vazhdojë të jetë një nga boshtet kryesore të politikës sonë të jashtme

Në fjalimin në Konferencën e Ambasadorëve, shefi i Këshillit Evropian Michel tha se Rusia do të paguajë çmim nëse nuk respekton sovranitetin e Ukrainës

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se aleanca me Ukrainën do të vazhdojë të jetë një nga boshtet kryesore të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa përsëriti mesazhin e tij se Rusia do të paguajë çmim nëse nuk respekton sovranitetin e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij në Konferencën tradicionale të Ambasadorëve të BE-së, e cila u mbajt nëpërmjet nëpërmjet video-lidhjes, Michel vuri në dukje se BE-ja ka rritur ndikimin e saj strategjik në politikën botërore në vitin e fundit dhe e ka përdorur këtë ndikim për të zgjidhur konfliktet në afërsi të dhe ka menaxhuar provokimet ndaj kufijve të BE-së (nga Bjellorusia).

Ai theksoi se blloku evropian luan rol udhëheqës në luftën kundër koronavirusit (COVID-19) dhe ndryshimeve klimatike, duke shtuar se bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato brenda Partneritetit Lindor do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet strategjike të BE-së për vitin e ardhshëm.

“Aleanca me Ukrainën do të vazhdojë të jetë një nga boshtet kryesore të politikës sonë të jashtme”, tha shefi i Këshillit.

“Kam dhënë mesazhe shumë të qarta se do të ketë një çmim shumë të lartë për t’u paguar, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, nëse sovraniteti i Ukrainës kërcënohet përsëri nga trupat ruse. Unë vazhdoj të besoj në nevojën për dialog miqësor me Rusinë, duke përfshirë nivelet më të larta”, tha Michel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në video-mesazhin që i dërgoi dje Konferencës së Ambasadorëve të BE-së, kërcënoi se do të vendosen sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse ajo ndërmerr veprime agresive kundër Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme