BE-ja do të njohë reciprokisht “Certifikatat Covid” edhe me 7 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë

Sipas deklaratës së bërë nga Komisioni i BE-së, Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja tani mund të lidhen me sistemin e BE-së

Bashkimi Evropian (BE) vendosi të njohë reciprokisht certifikatat e koronavirusit (COVID-19) në udhëtimet me shtatë vende të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga Komisioni i BE-së, Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja tani mund të lidhen me sistemin e BE-së.

Certifikatat Covid të lëshuara në këto vende do të pranohen nën të njëjtat kushte si Certifikata Digjitale Covid e Unionit. Certifikatat e BE-së do të jenë të vlefshme po ashtu për udhëtimet nga BE-ja në këto vende.

420 milionë njerëz janë certifikuar brenda BE-së që nga qershori.

Sipas informacionit të dhënë nga Komisioni i BE-së, pas shtesave të fundit, Certifikatat Covid njihen reciprokisht midis 27 vendeve anëtare dhe 16 vendeve joanëtare, përfshirë Turqinë.

Kategoritë
BotaLajme