BE-ja do të përgatisë sanksione shtesë ndaj Rusisë

Do të ndalohet furnizimi me pajisje për industrinë ruse të transportit. Anijet ruse nuk do të mund të përdorin portet evropiane. Do të bllokohet edhe transporti tokësor nga Rusia.

Bashkimi Evropian po përgatitet të shtojë në listën e sanksioneve, industrinë detare ruse, disa zyrtarë dhe oligarkë rusë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas lajmeve në mediat perëndimore, Komisioni EVropian u ka dorëzuar vendeve anëtare draft-paketën, e cila përfshin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas paketës, do të ndalohet furnizimi me pajisje për industrinë ruse të transportit. Anijet ruse nuk do të mund të përdorin portet evropiane. Do të bllokohet edhe transporti tokësor nga Rusia.

Pasuritë e anëtarëve të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Këshillit të Federatës dhe disa oligarkëve do të bllokohen. Këta persona do të jenë subjekt i ndalimit të udhëtimit.

Do të përgatitet një udhëzues për të parandaluar përdorimin e kriptomonedhave kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

Gjithashtu, 3 banka bjelloruse do të përjashtohen nga sistemi ndërkombëtar i transferimit të parave SWIFT.

Aprovimi i vendeve anëtare të BE-së kërkohet që paketa e sanksioneve shtesë të hyjë në fuqi.

Janë 3 paketa sanksionesh të zbatuara nga BE-ja për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

BE-ja vendosi sanksione kundër Rusisë në fusha të ndryshme si financa, energji, transport, kontroll dhe financim të eksporteve dhe politika e vizave.

Në kuadër të sanksioneve, 7 banka ruse u hoqën nga SWIFT dhe iu bllokuan rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë në vendet perëndimore.

Qindra individë dhe dhjetëra institucione ruse, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov, si dhe oligarkë të njohur, gazetarë, zyrtarë të qeverisë dhe ushtrisë, u shtuan në listën e sanksioneve.

Kategoritë
BotaLajme