BE-ja do të sigurojë 560 milionë euro fonde për sirianët e strehuar në Turqi

Bashkimi Evropian (BE) ka rënë dakord të sigurojë 560 milionë euro në fonde për arsimimin e azilkërkuesve në Turqi dhe për migracionin dhe menaxhimin e kufijve.

Bashkimi Evropian (BE) ka rënë dakord të sigurojë 560 milionë euro në fonde për arsimimin e azilkërkuesve në Turqi dhe për migracionin dhe menaxhimin e kufijve.

Sipas Komisionit të BE-së, fondi prej 560 milionë euro do të sigurohet si pjesë e ndihmës së BE-së të shpallur në qershor 2021 për mbështetjen e sirianëve në Turqi.

530 milionë euro nga fondi do të përdoren për arsimin.

Si pjesë e menaxhimit të migracionit dhe mbrojtjes së kufirit nga fondi prej 560 milionë eurosh, 30 milionë euro do të ndahen për çështje të tilla si përmirësimi i menaxhimit të qendrave të pritjes dhe strehimit, transferimet e emigrantëve të parregullt, qasje në shërbime dhe sigurimi i strehimit në kushte të favorshme.

Në një deklaratë të përbashkët të vitit 2016 thuhet se midis Turqisë dhe BE-së është rënë dakord që BE-ja të siguroj gjithsej 6 miliardë euro financime për sirianët në Turqi, duke shtuar se i gjithë fondi prej 6 miliardë eurosh ishte kontraktuar, me 4,35 miliardë euro të përdorura për pagesa.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se në qershor 2021 janë shpallur 3 miliardë fonde shtesë, të cilat do të mbulonin periudhën 2021-2023.

Kategoritë
BotaLajme