BE-ja planifikon sanksione ndaj Patrikut të Kishës Ortodokse Ruse Kirill

Patriku Kirill përmendet si “një nga mbështetësit kryesorë të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”

Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të vendosë liderin e Kishës Ortodokse Ruse, Patrikun Kirill, në listën e sanksioneve për mbështetje të ofensivës së Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat perëndimore raportuan se BE-ja do të përfshijë Patrikun Kirill në paketën e 6-të të sanksioneve të përgatitura kundër Rusisë. Në tekstin e sanksioneve të përgatitura nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, Patriku Kirill përmendet si “një nga mbështetësit kryesorë të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”.

Patriarku Kirill u cilësua gjithashtu si aktor i rëndësishëm që ka forcuar diskursin e presidentit rus Vladimir Putin për Ukrainën. Si shembull janë cituar edhe fjalimet e Kirillit në mbështetje të luftës.

Patriku Kirill prej kohësh konsiderohet si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të Putinit.

Thuhet se paketa e 6-të e sanksioneve të BE-së përfshin masa si ndalimi i importit të naftës nga Rusia, heqja e disa bankave nga sistemi SWIFT, përfshirë Sberbank, një nga bankat më të mëdha të Rusisë, dhe ndalimi i disa mediave ruse.

Kategoritë
BotaLajme