BE, papunësia rritet në 7.3 për qind në janar

BE, papunësia rritet në 7.3 për qind në janar

Sipas Eurostat, 17.5 milionë persona janë të papunë në Bashkimin Evropian që nga muaji i parë i vitit 2021

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian u rrit në 7.3 për qind në janar, nga 6.6 për qind nga viti në vit, njoftoi Zyra e Statistikave të bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkalla e papunësisë në Eurozonë u rrit gjithashtu nga 7.4 për qind në 8.1 për qind në muajin e parë të vitit 2021 mbi bazë vjetore, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Eurozona ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme – euro, ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Eurostat tha se gati 15.7 milionë persona në BE27, përfshirë 13.28 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga janari.

Numri i personave të papunë u rrit me 29 mijë në bazë mujore duke u rritur me 1.46 milionë mbi bazë vjetore në janar në të gjithë bllokun.

“Përhapja e COVID-19 dhe masat e zbatuara për të luftuar atë kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime të papunësisë në të gjithë BE-në”, thuhet më tej.

Ndërkohë, ka rreth 2.93 milionë të papunë të moshës nën 25 vjeç në BE në janar, duke çuar në 16.9 për qind normën e papunësisë tek të rinjtë.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova