BE reagon pas shkarkimit të kryetares së Gjykatës në Mitrovicë që mori pjesë në takimin me Vucic

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të ulen tensionet dhe të respektohet marrëveshja për integrimin e personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, por edhe procedurat e rregullave disiplinore të Kosovës.

Ky reagim i BE-së vjen pasi javën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, suspendoi nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq. Kjo e fundit, më 22 mars, së bashku me përfaqësues tjerë të serbëve të Kosovës, mori pjesë në një mbledhje në Beograd, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Stano shtoi se “personeli gjyqësor i integruar kryen detyra të rëndësishme nga të cilat përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë komunitetet joshumicë në Kosovë”.

“BE-ja pret që autoritetet kompetente të Kosovës, por edhe të Serbisë, të respektojnë të gjitha pjesët e kësaj marrëveshje”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-s ashtu ka përsëritur edhe thirrjen e bllokut evropian për përmbajtje nga retorika nxitëse.

Pas suspendimit të Lilana Stevanoviq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pas një proteste të mbajtur më 25 mars, tha se kjo parti dhe stafi gjyqësor serb, do të pezullojnë punën deri në kthimin në punë të Stevanoviqit.

Ndërkaq, Kurti, ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës është i pavarur nga Qeveria.Në Bruksel kanë frikë se zhvillimet e fundit, krahas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar votimin në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, mund të kenë ndikim negativ edhe në procesin e dialogut. Në bllokun evropian e pranojnë se pa mbaruar zgjedhjet serbe, të caktuara për 3 prill, nuk presin ndonjë zhvillim konkret në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kategoritë
BotaLajme