BE u bën thirrje Britanisë dhe Francës për vetëpërmbajtje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje palëve lidhur me tensionet që filluan për shkak të peshkimit mes Britanisë së Madhe dhe Francës.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje palëve lidhur me tensionet që filluan për shkak të peshkimit mes Britanisë së Madhe dhe Francës.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Vivian Loonela në një konferencë për media lidhur me problemin për peshkimin që u rrit mes Britanisë dhe Francës me dërgimin e anijeve të flotës tha se autoritetet britanike që nga 1 maji kanë dhënë leje peshkimi për 41 anije të BE-së në ujërat e Jersey.

“Britania vendosi kushte shtesë ndaj këtyre licencave. Jemi të mendimit se kjo nuk është në përputhje me dispozitat e marrëveshjes tregtare dhe bashkëpunimit Britani-BE”, tha ajo.

Loonela shpjegoi se sipas marrëveshjes kushtet shtesë për lejen e peshkimit të anijeve të BE-së në ujërat territoriale britanike mund të paraqiten në mënyrë shkencore dhe pa diskriminim.

Ajo tha se autoriteteve britanike u kanë përcjellë mendimin se kushtet e reja nuk duhet të jenë të vlefshme. “Po vazhdojmë bisedimet me Britaninë. Palëve u bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje”, tha Loonela.

Më tej ajo shtoi se në procesin në fjalë duhet të zbatohen plotësisht dispozitat e marrëveshjes tregtare dhe bashkëpunimit BE-Britani.

Franca kishte kërcënuar

Problemi filloi kur administrata e ishullit Jersey në kuadër të Marrëveshjes tregtare Britani-BE të nënshkruar pas Brexit-it, u kërkoi anijeve franceze të peshkimit që dëshironin të vazhdonin peshkimin në ujërat e tyre, të paraqesin provë lidhur me aktivitetet e tyre të peshkimit në të kaluarën.

Pas kësaj Franca kërcënoi ishullin Jersey me ndërprerje të energjisë ndërsa edhe peshkatarët francezë me bllokadën e portit të ishullit.

Rreth 95 për qind e energjisë elektrike e ishullit Jersey i cili është një nga ishujt në kanalin e La Manshit sigurohet nga Franca e cila është 14 milje larg. Ishulli ka një administrim të tijin dhe në të ndodhet një përfaqësues i mbretëreshës ndërsa në arenën ndërkombëtare përfaqësohet nga Britania.

Qeveria britanike dje dërgoi dy anije të flotës si “masë paraprake” në ishullin Jersey.

Ndërsa qeveria franceze si kundërpërgjigje pas kësaj, vendosi të dërgojë dy anije të flotës së saj në ishullin Jersey.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet